Renis Gjoka jep lajmin e bukur: Do të bëhem baba për herë të dytë

Këngëtari i njohur, Renis Gjoka ka zbuluar për herë të parë publikisht se do të bëhet baba për herë të dytë. I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ai ka treguar se pritet që nga momenti në moment të bekohet sërish me një vajzë.

“Së shpejti bëhem baba për herë të dytë. Është hera e parë që e them publikisht. Siç del kënga pasdite, ashtu presim të dalë edhe bebi nga momenti në moment.

Është vajzë dhe do të bëhem me një vajzë për herë të dytë. Jam shumë i lumtur që është sërish vajzë, nuk e diferencoj fare dhe jam shumë i lumtur”, tha Renisi.

Më tej, ai u shpreh se nuk kanë vendosur ende për një emër dhe se bashkëshortja ndodhet disa orë larg, pasi ka vendosur ta lindë fëmijën jashtë vendit.

Gjithashtu, këngëtari theksoi se ashtu si me vajzën e parë, Aurën, edhe të dytën pritet ta takoj 10 ditë pas lindjes.

“Nuk ja kemi vendosur ende emrin, kemi disa alternative dhe kemi nja 3 ditë që themi me bashkëshorten, që sot do ja vendosim emrin kështu, sepse ajo aktualisht ndodhet në një vend që është çik larg nga i joni.

Kur zgjohet ajo nga gjumi, këtij ka kaluar gjysma e ditës dhe ka tre ditë që nuk po e ndaj. Po sot do ja vëm patjetër. Edhe kur lindi Aura e kam takuar pas 10 ditësh, pasi lindi jashtë.

E njëjta gjë do ndodh edhe këtë herë. Nëse herën e parë e mora si vendim dhe mendova se do kisha pengje, nuk ndodhi ashtu. Kështu do të jetë edhe këtë herë”, shtoi Gjoka.

Share With:
Translate »
69 Views