Reperi shqiptar së shpejti baba për herë të dytë

Dy vite më parë, reperi Lyrical Son u bë baba për herë të parë. Ai dhe bashkëshortja e tij u bekuan me një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin Eva. Duket se familja e tyre shumë shpejt do të zgjerohet, sepse bashkëshortja e Lyrical Son është shtatzënë. Këtë lajm e ka pohuar një burim shumë i afërt i çiftit për ‘Prive.al’. “Gresa është disa muajshe shtatzënë dhe këtë e ka konfirmuar në një vizitë gjinekologjike në Shkup ditëve të fundit”, – ka thënë ky burim. Lyrical Son ka treguar se familja është gjëja më e rëndësishme dhe me siguri ky duhet të jetë një lajm shumë i gëzueshëm për të dhe partneren e tij.

Share With:
Translate »
548 Views