Rezarta Shkurta nuk është si të gjithë këngëtarët e tjerë shqiptarë dhe ajo tregon arsyet e forta

Kur vjen puna tek mëmësia, jeta e re dhe procesi i prindërimit tek shumëkush vjen krahas kënaqësisë, bashkë me një dozë të lartë përgjegjësie për krijesën e re. Kështu, të gjithë e kemi “nuhatur” faktin se Rezarta Shkurta nuk bën pjesë në kategorinë e atyre artistëve shqiptarë apo të huaj që e kanë të bombarduar axhendën e tyre të aktiviteteve me koncerte në Shqipëri, Evropë e gjetkë.

Këngëtarja, ka rrëfyer ndoshta në mënyrën më të sinqertë të mundshme pikërisht këto arsye që nuk e rendisin atë në krahë të kolegëve apo artistëve të tjerë, që sidomos këtë periudhë janë super të angazhuar me koncerte. Dhe kur fansat e pyesin se kur do të bëj këngën e radhës, Rezarta ka këtë përgjigje: “Do jem shumë e sinqertë me ty! Unë kur u bëra nënë i braktisa koncertet, pasi është shumë e pamundur të rrisësh një fëmijë dhe ndërkohë të udhëtosh e të këndosh mbrëmjeve. Janë hero të gjitha mikeshat e mia që e bëjnë. Por, nëse nuk shkon në koncerte, muzika kthehet në shpenzim pa fitim. Unë nuk kam arsye të shpenzoj aq shumë para në një këngë, kur ato para mund t’i shpenzoj duke argëtuar bebushen time…”.

Dhe kjo përgjigje, na dha edhe më shumë detaje se arsyet e forta se pse Rezartën nuk po e shohim shpesh në festivale, koncerte o produksione të reja muzikore.

Share With:
Translate »
568 Views