Rezarta Shkurta zbulon planet për fëmijën e dytë

Prej disa muajsh Rezarta Shkurta ka rigjetur qetësinë familjare, pas lirimit të bashkëshortit të saj Ermal Hoxha.

Çifti po mundohet që të rikuperojë kohën e humbur, në prani të vajzës së tyre Hera.

Ditën e sotme Rezi iu është përgjigjur ndjekësve në Instagram, lidhur me disa pyetje të tyre.

Njëri nga ndjekësit i thotë se ka ardhur koha për një bebush tjetër, në mënyrë që të mos e lërë vajzën pa motër ose vëlla dhe Rezi i jep përgjigjen e sinqertë.

“90% e pyetjeve janë mbi një bebush të dytë. Për momentin ne kemi vendosur që të rikuperojmë mungesën 4-vjeçare. Mendojmë se Hera meriton pak vëmendjen e munguar, pasi ti falim asaj botën, dashurinë e plotë të dyfishtë për të rimbushur copëzat e munguara, pastaj do i dhurojmë një motër ose vëlla”, shkruan këngëtarja.

Kujtojmë se ErmalI u dënua nga Gjykata e Krimeve të Rënda në korrik të 2017 me 10 vite heqje lirie me gjykim të shkurtuar, së bashku me anëtarët e tjerë të grupit ‘Xibraka’.

 

Share With:
Translate »
539 Views