Rihanna djeg rrjetin, publikon fotot topless nga shtatzënia

Rihanna dhe shkëlqimi i saj i shtatzënisë…

Superylli ka publikuar së fundmi në Instagram disa foto nga shtatzënia e saj e parë. Në fotot në fjalë ajo duket mahnitëse në një ballkon në një destinacion tropikal, e veshur vetëm me pjesën e poshtme të bikinti dhe disa bizhuteri prej ari, duke mbuluar gjoksin me duart e saj.

“Për nder të shtatzënisë sime të parë, duke përqafuar mëmësinë si një G (Gangstere), dhe magjinë që bëri ky trup”, shkroi ajo në mbishkrim. “RZA ndodhet aty… dhe nuk e ka idenë se sa e çmendur është mamaja e tij, apo sa do çmendesha për të.”

Ndërsa fotosesioni i RiRi u realizua gjatë shtatzënisë së saj të parë, ajo aktualisht është në pritje të fëmijës së saj të dytë me A$AP Rocky. Ajo zbuloi lajmin emocionues gjatë performancës së saj në Super Bowl 2023 në shkurt, duke befasuar fansat me një veshje të kuqe që tregonte barkun e saj të rrumbullakosur. Rihanna ende nuk ka zbuluar datën e lindjes, por ajo aktualisht është në tremujorin e tretë të shtatzënisë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by badgalriri (@badgalriri)

Share With:
Translate »
56 Views