Rihanna ka neps vetëm për një ushqim gjatë shtatzënisë së saj të dytë dhe të gjithë do ta kuptoni

Nepsi i Rihanna-s në shtatzaninë e saj të dytë, janë makaronat.

Krijuesja e hitit “Love on the Brain” njoftoi shtatzëninë e saj teksa ishte duke performuar në “Super Bowl Halftime Show 2023”. Që atëherë, ajo ka treguar barkun e saj të rrumbullakosur në daljet e saj me partnerin A$AP Rocky dhe në skenë në Oscars.

Tani, ajo po lë të kuptohet se ka neps për karbohidrate gjatë gjithë shtatzënisë në disa foto të reja në rrjetet sociale.

Rihanna ndau dy pjata me makarona që i kishte shijuar në Instastory. Të dyja fotot shfaqnin barkun e saj të zhveshur dhe pjatat, të cilat duket se janë ulur në prehrin e saj.

Rihanna i ka shkruar fotografisë së parë “drive-tru”. E dyta shoqërohej me një emoji të një nëne që ushqente fëmijën e saj, duke nënkuptuar se ajo po sigurohej që i vogli i saj të ushqehej siç duhet.

Fotot vijnë disa ditë pasi krijuesja e hitit thirri policinë në shtëpinë e saj.

Share With:
Translate »
88 Views