Rihapet Disneyland në Paris, por Mickey Mouse nuk do t’ju përqafojë

Parku i njohur për fëmijë “Disneyland Paris” u hap për vizitorët këtë të enjte, pasi ishte i mbyllur për gati 8 muaj.

disney

Anëtarët e veshur si personazhet e preferuar të Disney- mes tyre Mickey Mouse, Minnie Mouse dhe Goofy- ishin duke ruajtur distancën fizike dhe të veshur me maska.

Sipas rregullave të reja të parkut, “veprimet e afërta, përfshirë përqafimet, janë të ndaluara përkohësisht, dhe vizitorët mbi moshën 6-vjeç duhet të mbajnë maskën e vendosur.”

Natacha Rafalski, shefja e Disneyland Paris, tha se rihapja ishte një moment i shumëpritur për të gjithë sektorin e turizmit dhe mikpritjes në Francë.

“Të gjithë e kemi pritur me padurim këtë moment”, tha ajo. “Restorantet, hotelet, parqet tematike, të gjitha vendet e mikpritjes, janë thelbësore për jetën e popullit francez.”, tha Rafalski.

Share With:
Translate »
263 Views