Rikthehet ‘Babi i BBC’, por të gjithë përqëndrohen tek hapja e derës

Babai i cili u bë i famshëm pasi la derën e ti të zyrës së hapur gjatë një interviste për BBC është kthyer. Profesor Robert Kelly, ose baba i BBC siç është më i njohur është kthyer në ‘skenën e krimit’, zyrën e tij.

Të gjithë e kujtojnë intervistën e 2017 kur fëmijët e tij hynë në zyrë ndërsa ai po fliste rreth situatës politike në Korenë e Jugut.

Hyrja e fëmijëve të tij të vegjël në zyrë dhe mënyrë sesi bashkëshortja e tij erdhi për ti marrë janë bërë virale në internet.

Dhe është çertifikuar si një moment i artë.

Dhe për fat të keq për profeson Kellyn, sa herë që ai dhe zyra e tij shfaqen në TV, ka vetëm një gjë që njerëzit mendojnë.

Ndërsa profesori këtë herë jepte një intervistë për Olimpiadën Dimërore sytë e gjithë shikuesve ishin tek dera e zyrës.

A do të përsëritet historia? Mund të godasë ‘rrufeja’ për të dytën herë?

Për fat të keq nuk ndodhi. Intervista kaloi pa asnjë incident.

Ndërsa të shumtë ishin ata që luteshin që dera të hapej.

Ndërkohë shikoni intervistën e vitit të kaluar.

 

Share With:
Translate »
635 Views