Viktima e dytë e fruthit, humb jetën foshnja 4 muajshe

Një tjetër foshnje ka humbur jetën për shkak të fruthit në QSUT. Një bebe 4 muajshe, vajzë, e cila ka mbërritur nga Peshkopia me bronkopneumoni ka humbur jetën pak ditë më parë, por njësoj si për rastin e parë, lajmi nuk është bërë publik. Burimet i thanë Top Channel se përveç ftohjes, foshnja është prekur edhe nga virusi i fruthit, komplikacionet e të cilit kanë ndikuar në përkeqësimin e gjendjes shendetësore të bebes, duke i shkaktuar vdekjen. Kjo është foshnja e dytë e cila humb jetën nga fruthi, pasi foshnjës 8 muajshe dy javë më parë. Në këtë moshë bebet nuk mund të vaskinohen, sepse presupozohet se fitojnë imunitetin nga trupi i nënës, e cila duhet të jetë vaksinuar ndaj fruthit. Deri tani numri i të prekurve nga virusi i fruthit ka mbërritur në 87. Mjekët u bëjnë thirje prindërve që të mos paraqiten në QSUT, nëse nuk ka raste urgjente, pasi tani fëmijët të pavaksinuar dhe që shkojnë për tjetër prolbem në shërbimin e pediatrisë infektohen me virusin e Fruthit. Ndërsa nënat me bebe duhet të bëjnë kujdes kur fëmija bën temperaturë të lartë mbi 38.5 ta dërgojnë menjëherë te mjeku pediatër në qendrën e tyre shëndetësore, pasi janë vetëm ata që përcaktojnë nëse ështe temperaturë e shkaktuar nga fruthi apo nga virozat e stinës.

Share With:
Translate »
850 Views