Rikthehet çështja e Bleona Matës, flet e ëma: Ja ku ndodhet

Është rikthyer sërish çështja e Bleona Matës, vogëlushja asokohe 6-vjeçare që u zhduk më 22 maj të vitit 2010 teksa kulloste bagëtinë në mal së bashku me 5 vajza. Nëna e Bleonës, Bukurie Veizi ishte e ftuar mbrëmë në “Pa gjurmë” ku bëri publike detaje të tjera mbi vendin se ku mund të ndodhet vajza.

Bukurie Veizi është shprehur se Bleona është birësuar nga një grua që jeton në Itali por që shpesh herë vjen edhe në Tiranë, pasi ka një banesë edhe në kryeqyetet. Ajo u shpreh se kërkon vetëmtë dëgjojë zërin e të bijës.

Në kërkim të Bleonës është edhe gjyshi i saj Zenel Mata i cili tha: “Pesë vajza e morën duke luajtur dhe e çuan në mal. Kam komunikuar me familjen e Begzim Isës ata bëjnë be që nuk kanë të bëjnë me këtë rast. Unë nuk di kujt ti vendos gishtin”.

Share With:
Translate »
855 Views