Rikthehet poliomieliti! Konfirmohet rasti i parë te një foshnja 18-muajshe

Ukraina ka konfirmuar një rast të poliomielitit. Ministria e shëndetësisë në këtë vend tha se rasti ishte gjetur në një foshnjë 18-muajshe në Rivne Oblast , pranë kufirit me Bjellorusinë. Ministria tha se fëmija ishte shtruar në spital me “simptoma të paralizimit”.

Sëmundja është shkaktuar nga një derivat i llojit të vaksinave të polioviruseve të tipit 2 (Sabin 2). Prindërit me qëllim refuzuan vaksinimet mjekësore për shkak të besimeve të tyre fetare.

Ukraine officially confirms case of polio in child - KyivPost - Ukraine's  Global Voice

Poliomieliti është çrrënjosur në Evropë që nga viti 2002. Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) konfirmoi se një poliovirus ishte identifikuar si shkaku i paralizës në një vajzë 17-muajshe të pavaksinuar në provincën Rivne të Ukrainës dhe se ishte mbajtur i informuar nga autoritetet ukrainase. Në vitin 2015, Ukraina konfirmoi raste të tjera të poliomielitit në dy fëmijë njëri i moshës 10 muajshe dhe katër të tjerët që Organizata Botërore e Shëndetit tha se ishte shpërthimi i parë i Evropës në pesë vjet.

Share With:
Translate »
182 Views