Rikthehet skarlatina dhe simptomat e sëmundjes që duhet t’i dini!

Kur fëmija juaj është sëmurë ju bëni çfarëdolloj gjëje për t’i parë ata të shëndetshëm përsëri. Një nga sëmundjet që prek më shumë fëmijët nga mosha 5 deri në 15 vjeç është skarlatina ose e njohur dhe si Scarlet Fever. Karakterizohet nga skuqja e trupit ( pika pika të kuqe, e ngjashme me fruthin), kruajtje dhe fyt i thatë.

 Ky infeksion ka qenë më i zakonshëm në të shkuarën, por falë antibiotikëve modern, është bërë më pak kërcënuese. Gjithsesi, duket se rastet me skarlatin janë rritur përsëri që nga 2015-ta falë një vale të re që është përhapur.

Si zhvillohet:

E njëjta bakterie që shkakton infeksionin në fyt, Sreptokokus, sekreton një toksinë tek fëmijët. Prandaj ata që kanë pasur Streptokok me shumë mundësi do kenë dhe Skarlatinë.

Pasojat janë kuajtje në qafë , kraharor, kurriz dhe fytyrë përveç zonës rreth gojës. Pas 6 ditësh lëkura e infektuar fillon të rripet. Simptoma të tjera janë:

Temperaturë e lartë

Puçrra të vogla në gjithë trupin

Fytyrë e skuqur

Kruajtje në gjithë trupin

Dhimbje abdominale

Çfarë duhet të bëni nëse fëmija juaj ka skarlatinë

Fillimisht, sigurohuni që fëmija të rri gjatë gjithë kohës në shtëpi, të shmang miqtë dhe të afërmit sepse infeksioni është ngjitës. Ndani gjërat që ata përdorin si dhe furçën e tyre të dhëmbëve nga ato të pjestarëve të tjerë të familjes.

Skarletina zakonisht duhet të trajtohet 10 ditë me antibiotikë. Gjithashtu mos i dërgoni në shkollë 24 orë  pasi simptomat të kenë kaluar. Trajtimi në kohë i kësaj sëmundje është shumë i rëndësishëm sepse mund të shkaktojë komplikacione të ndryshme tek veshkat, në zemër dhe organe të tjera nëse lihet pa trajtuar./Shije.al

Share With:
Translate »
1358 Views