Përdhunon në hotel të miturën, kapet 32 – vjeçari

Një 32 – vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së Durrësit, pasi akuzohet se ka përdhunuar një vajzë të mitur. Alfred Tereziu banues në Tiranë, sipas policisë, dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me 13 – vjeçaren e mitur D.P. banuese në Krujë, në ambientet e një hoteli. Autoritetet ishin në kërkim të 13 vjeçares që prej të shtunës, pasi motra e saj kishte bërë kallëzim në policisë. Sipas 24 – vjeçares, e mitura nuk ishte kthyer në shtëpi të premten, pas mbarimit të mësimit.

 

Share With:
Translate »
660 Views