Rikthim në fëmijëri, risia e modës në sezonin e vjeshtës

Printet e kartonave të animuar janë rikthyer dhe koleksionet e sezonit të vjeshtë-dimër e kanë dëshmuar këtë… Jo më larg se pranverën e kaluar, Gucci solli çantën haute couture të frymëzuar nga forma e Mickey Mouse dhe fill pas tij edhe GCDS me këpucët Pokémon…

GCDS

Së fundmi, sharmi dhe energjia që kartonat e animuar përcjellin është reflektuar gjerësisht edhe në modë dhe të gjithë e dimë se sa e vështirë është t’u rezistosh aksesorëve dhe veshjeve të tilla, aq më tepër kur vijnë plot ngjyra dhe gjallëri.

Prada

Prada, për shembull, ka zgjedhur portretin e Mary Shelley nga Frankenstein në një version të kartonizuar duke e përdorur atë në funde, pulovra dhe fustane në nuancat e rozës dhe lejlasë… Nga ana tjetër, Moschino rikthehet në kartonat e viteve ’90 me “Troll Dolls” në pulovra dimërore e në ngjyra neoni.

Moschino

Printet me kartonat e animuar mbizotëruan gjithashtu edhe pasarelat e Lanvin dhe Thom Browne në forma psikodelike dhe grafika të çuditshme…

Lanvin

Kjo tendencë shkon përtej printeve, marka e njohur Loewe rikthehet totalisht në fëmijëri duke e çuar në një tjetër nivel trendin e kartonave, por duke e mbajtur atë 100 për qind chic!

Loewe

Entuziazmi i fëmijërisë është sërish në modë dhe tashmë mund të ktheheni pas në kohë duke qenë në një hap me tendencat e fundit.

Share With:
Translate »
554 Views