Rita e mbajti premtimin! Përfundon ndërtimi i shtëpisë së familjes së prekur nga tërmeti

Rita Ora ishte një ndër personazhet e njohur të ekranit që vendosi të ndihmoj shqiptarët pas tërmetit shkatërrues.

Ajo vendosi të japë një kontribut, duke ndërtuar shtëpinë e një familje të prekur.

Rita zgjodhi familjen Sala duke ju ndërtuar një shtëpi nga e para dhe në kohë rekord shtëpia ka përfunduar.

Pa u bërë ende 2 muaj nga tragjedia, familja Sala tashmë ka një shtëpi të re.

Lajmin e ka bërë të ditur, Erion Veliaj, i cili ka shkuar t’u japë çelësin familjarëve.

“Premtim i dhënë, premtim i mbajtur!????

Në shtëpinë e re të familjes Sala????, e rindërtuar nga goca jonë @Rita Ora, e cila iu përgjigj menjëherë thirrjes tonë për të adoptuar një nga banesat e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.????

Faleminderit nga ❤ Rita”, shkruan Erion Veliaj

Share With:
Translate »
909 Views