Rita Ora bën gjestin e madh, do t’i ndërtojë kësaj familjeje shtëpinë nga e para

Rita Ora përmes një postimi në Instagram, ka treguar se së bashku me kryetarin e bashkisë, Erion Veliajn do të zgjedhin një familje për të ndërtuar shtëpinë e tyre nga e para.

“Gëzuar Ditën e Flamurin Shqipëri. Kam kaluar ditëlindjen time dhe ditët e fundit duke menduar se cila është gjëja e duhur për të bërë. Së bashku me Erion Veliajn, kemi vendosur të zgjedhim një familje që të sponsorizoj për rindërtimin e shtëpisë së tyre që u shkatërrua pas tërmeteve në Shqipëri. Erioni është një lider i vërtetë dhe me të vërtetë i respektoj sugjerimet e tij për të më udhëzuar. Unë sugjeroj se kush mundet, ju lutem të gjeni një familje dhe një mënyrë për t’i ndihmuar në rindërtimin e shtëpive, viktimat e kësaj katastrofe. Familja e parë që unë kam zgjedhur është familja Sala dhe ne do të ndjekim punimet dhe ka kaq shumë familje në nëvojë në të njëjtën kohë. Ju lutem klikoni në linkun në bio për të bërë të njëjtën gjë. E gjithë dashuria dhe lutjet e mia shkojnë për të gjithë të prekurit”,-shkruan Rita.

View this post on Instagram

Happy Flag Day #Albania!!! I have been spending my birthday and the last couple of days thinking about what the right thing to do is. Along with @erionveliaj, we have decided to choose a family to sponsor to rebuild their home during the devastation of the earthquakes in Albania. Erion is a true leader and I truly respect his guidance to lead by example. I suggest that who ever can, please find a family or charity or way to help rebuild the homes of the victims of this disaster. The first family that i have chosen is the Sala family, and we will be following the progress of this and so many more families who need the same help ❤️ please click this link in my biog to do the same ❤️ all of my love and prayers to anyone who has been effected. All my love, Rita 🇦🇱

A post shared by RITA ORA (@ritaora) on

 

Share With:



358 Views