Robert Berisha bën rrëfimin rrëqethës për nënën e tij të ndjerë: “Kam qarë shumë”

Këngëtari dhe moderatori Robert Berisha ka qenë së fundmi i ftuar në “Why Not”, ku edhe ka folur për jetën e tij personale si dhe profesionale.

Jo vetëm kaq por ai u ndal edhe te ndarja nga jeta e nënës së tij.

Këngëtari ka rrëfyer se nuk i ka mbajtur dot lotët kur ka kënduar këngën që i ka dedikuar nënës së ndjerë.

“Kjo është këngë për nënën, teksti më ka pëlqyer shumë. Dhe është hera e parë që kam qarë atje në kabinë. Duke i lexuar strofat më erdhi për të qarë. Dhe kur një këngëtar nuk e di tekstin përmendësh nuk e këndon me shpirt. Më tha kur të vish pas një muaji e bëjmë përsëri se kemi kohë, por jo se nuk e ke dhënë shpirtin si herën e parë dhe e lamë në këtë vokal”– theksoi Roberti.

Së fundmi, këngëtari ka bërë me dije se është në një lidhje dashurie dhe për “Top Albania Radio”, ai bëri me dije se vajza quhet Laureta.

Ai shtoi se tashmë është i lidhur pas një kohe të gjatë, ku më herët fokusin e ka patur te vajza e tij, Renee.

“Pas një pauze shumë të gjatë, 4 vite ku i kam kushtuar shumë kohë gocës, Renee-së dhe me angazhimet e mia, po ‘robi plaket kur do vetë’”.

Share With:
Translate »
30 Views