Roberti dhe Tian në foton e tyre të parë publike
Pas vajzës së Norës dhe Robertit, në familjen Berisha u shtua një djalë, i Tunës dhe Patrisit, të cilin e quajnë Tian. Deri tani kemi parë shumë shpesh imazhe të Tunës dhe Patrisit me djalin e tyre, por asnjëherë nuk pamë ndonjë imazh të Robertit me nipin.
Kësaj radhe, xhaxhi Roberti ka pozuar duke e mbajtur Tianin në duar, imazh në të cilin vërehet ngjashmëria që ka Roberti me nipin. Si vëllai Patrisi, ashtu edhe Roberti duken të jenë prindër shumë të kujdesshëm ndaj fëmijëve të tyre.