Alketa, e bija dhe miku i tyre special pushojnë në brigjet e Jonit

Kur bëhet fjalë për familjen Alketa Vejsiu di të jetë vërtetë hermetike dhe ka deklaruar me dhjetëra herë që preferon t’i mbajë larg vëmendjes mediatike fëmijët e saj. Megjithatë, moderatorja nuk i ka rezistuar tundimit për të publikuar një foto nga pushimet me ta. Më saktësisht Alketa shihet e shoqëruar nga vajza e saj Nicole dhe një tjetër vogëlush me emrin Dario, lidhjet e të cilit me prezantuesen e famshme nuk janë shumë të qarta. Alketa i ka quajtur “miqtë e saj specialë” dy vogëlushët, megjithatë ajo që ka rënë në sy është mungesa e djalit Lionel në foto.

Share With:
Translate »
1199 Views