Roman bëri 1 vjeç dhe mami Sara tani i ka rikthyer format trupore aty ku duhet ndaj pozon lirshëm me bikini

Trashëgimtarja e “Top Channel”, Sara Hoxha, s’ka rezistuar dot më gjatë në ditët e nxehta që kanë kapluar tashmë Shqipërinë dhe është nisur për pushime drejt një vendi tropikal.

Jo vetëm kaq, por ajo s’na e kurseu edhe një foto me bikini në llogarinë e saj në Instagram, ku shfaqet në super formë dhe sigurisht shumë e lumtur për këto pushime.

Pa e treguar në cilin vend ndodhet, ajo i bën një pyetje ndjekësve të saj:

“Nga jeni sot njerez- Dubai, Maldive apo Dhermi?🤪”

 

 

Sara nuk është tepër aktive në rrjete sociale dhe preferon që jetën private ta mbajë larg syrit të mediave, megjithatë për këto pushime e bëri zemrën “gur” dhe na qerasi me një super foto.

Tek-tuk në llogarinë e saj, ajo ndan ndonjë foto me të vegjëlit, London dhe Roman, që po rriten dita-ditës.

Sara është një mama me kohë të plotë, e cila po kujdeset t’i edukojë siç duhet fëmijët e saj dhe ndan shpesh në rrjete sociale këshilla prindërimi për të gjitha mamatë e reja..

Përsa i përket të vegjëlve, ajo ka vendosur të ruajë privatësinë e tyre dhe s’preferon t’ua tregojë më portretin.

Share With:
Translate »
308 Views