Së shpejti katër! Futbollisti i njohur shqiptar po bëhet baba për herë të dytë

Në shtator të 2019, futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, u kurorëzua me martesë me partneren e tij Belkiz Kera.

Çifti u fejua që në vitin 2015 dhe pas 4 vitesh fejesë, vendosën të martohen.

Në muajin maj të vitit që lamë pas, super ylli i Kombëtares së Kosovës u bë baba për herë të parë. Partnerja e tij solli në jetë një djalë, të cilin çifti e ka pagëzuar me emrin Tian.

Miloti ndan shpesh momente të ëmla me të voglin e tij i cili po rritet dita-ditës dhe po kthehet në një shok për futbollistin.

 

 

Tian po rritet dhe shumë shpejt do të bëhet vëlla i madh, pasi partnerja e futbollistit është shtatzënë për herë të dytë.

Burime për “Prive” kanë treguar se lajmi që po qarkullonte prej disa kohësh për shtatzëninë e saj, është tashmë i vërtetë.

Belkiz është në muajt e parë të pritjes së ëmbël dhe ende nuk është zbuluar gjinia e bebushit numër dy.

Madje, as çifti s’e ka ndarë ende këtë lajm të bukur me ndjekësit në rrjete sociale, teksa duket se po shijojnë në privatësi këto ditë kaq të ëmbla për ta.

Share With:
Translate »
190 Views