Roman po rritet dita-ditës! Mëngjeset e Sara Hoxhës nisin ëmbël pranë dy djemve

Megjithëse është bërë mama herët, trashëgimtarja e “Top Channel”, Sara Hoxha, ka treguar se s’do ta ndërronte me asgjë në botë ndjesinë e të qenurit nënë.

Ajo është mama e dy fëmijëve, London dhe Romanit, të cilët zënë të gjithë ditën e Sarës dhe janë sigurisht kryefjala e jetës së saj dhe Ledionit.

Pozat me të vegjëlit në rrjete sociale janë të rralla, megjithatë 24-vjeçarja ndan ndonjëherë ndonjë foto të ëmbël që na vjedh vëmendjen e zemrat.

Sot, Sara ka treguar se mëngjesi ka nisur ëmbël pranë dy djemve.

Ajo ka ndarë në InstaStory një foto të adhurueshme të të voglit Roman, i cili rritet dita ditës. Ai shfaqet i ulur në bar teksa luan me lodrat e tij.

Gjithashtu, trashëgimtarja e “TCH” ka ndarë edhe një tjetër foto me London, i cili i dhuron të ëmës një puthje.

Përsa i përket Ledionit, ai nuk shfaqet thuajse fare në rrjete sociale dhe të vetmet raste kur e shohim, janë pozat që Sara ndan me të.

Share With:
Translate »
521 Views