Rrjeti po zien nga lajmet se Elita Rudi është shtatzënë, si është e vërteta?

Ditën e djeshme moderatorja bukuroshe Elita Rudi festoi ditëlindjen e 27-t, ku mori urimet më të ngrohta nga miqtë dhe familjarët.

Bashkëshorti i saj, Gjiko, i kishte organizuar një festë mjaft të bukur, nga e cila ndanë foto me fansat e tyre në Instagram.

Mirëpo, ajo që ka tërhequr vëmendjen e mediave nga këto foto është pikërisht barku i rrumbullakosur i Elitës, që në disa foto bie paksa në sy.

Vlen të theksohet se moderatorja ka veshur një jumpsuit të ngushtë që tregon të gjitha linjat e saj.

Nga këtu duhet të përmendet fakti se pak ditë më parë Elita ishte në jug me Gjikon dhe Zërin prej nga ku nuk i kurseu fotot dhe të themi të drejtën dukej tepër në formë.

Moderatorja nuk është munduar në asnjë moment të fsheh barkun, madje ajo ka pozuar edhe me bikini dhe barku i saj duket super i sheshtë, madje për tu patur zili.

Megjithatë, nuk mund të jemi kategorikë dhe të përjashtojmë mundësinë se çifti mund të jetë në pritje të fëmijës së tyre të dytë, por deri në dalje të përfundimeve le të presim një reagim nga vetë ata.

View this post on Instagram

He likes the view @gjikotheflyboy 🥴

A post shared by Elita Rudi Gjikolli (@elita.rudi) on

Share With:
Translate »
1209 Views