Romanca vazhdon, por çfarë mendojnë fëmijët? Jennifer dhe Ben Affleck duhet të presin edhe pak

Pas ndarjes me Alex Rodriguez, Jennifer Lopez ka filluar një romancë me ish-të dashurin e saj e dikurshëm, aktorin Ben Affleck. Çifti e ka konfirmuar këtë gjë nga fotografitë e shumta në të cilat shfaqen së bashku.

Sipas burimeve pranë çiftit, fëmijët e J.Lo janë duke u mësuar me idenë e një njeriu tjetër në jetën e mamasë së tyre, por ndihen mirë me Ben. Për momentin po kalojnë pak më shumë kohë me babin dhe ndodhen larg të ëmës, por deri tani nuk kanë pasur asgjë kundër partnerit të ri të nënës së tyre.

Ndërsa fëmijët e Ben Affleck duket se janë të qetë dhe shumë të kënaqur me partneren e re të babait.

Ndërkohë që për binjakët e Jennifer Lopez do të duhet më shumë kohë, sepse ata u lidhën shumë me Alex dhe dy vajzat e tij.

Share With:
Translate »
258 Views