Romeo na surprizon me dedikimin e ëmbël për “superheroin” e tij

Romeo dhe Donald Veshaj janë gjatë gjithë kohës mjaft të komentuar. Së fundmi, Romeo ka publikuar një foto në rrjetin social Instagram, ku ka bërë një urim mjaft të veçantë për babanë e tij.

“Gëzuar ditëlindjen superhero”, shkruan ai.

Fotoja e publikuar është nga fëmijëria e Romeos dhe Donaldit, së bashku me vëllanë e tyre Mario.

Vëmendja më së tepërmi është tek dyshja Donald dhe Bora këtë kohë por edhe më parë. Më herët, ata festuan përvjetorin e lidhjes së tyre.

Një vit më parë Donald Veshaj ishte pjesë e “Big Brother Vip” në këtë datë dhe nuk la pa kujtuar 3-vjetorin e lidhjes me Bora Zemanin.

Por si e kujtoi Donaldi një vit më parë përvjetorin e lidhjes me Bora Zemanin? Ai i dërgoi live një varëse Borës, të futur në një kuti me ëmbëlsira.

Konkretisht Donaldi vendosi të merrte një pako me biskota dhe ta hidhte përtej murit të shtëpisë së “Big Brother VIP” në mënyrë që ta merrte Bora.

Por para se ta kalonte nga ana tjetër ambienteve të shtëpisë, Veshaj e hapi pakon dhe brenda saj futi varësen që kishte në qafë.

“Ke varësen brenda se mos ta marrin. Edhe haji (i drejtohet Borës) që të ëmbëlsohesh. Sot në datë 5, para tre vitesh jam lidhur me Borën”- u shpreh Donaldi.

Share With:
Translate »
76 Views