Ronaldo ndihmon financiarisht dhe moralisht vogëlushët sirianë

Ylli i kombëtares portugeze të futbollit, njëkohësisht edhe i skuadrës spanjolle të Realit të Madridit, Cristiano Ronaldo, ka dërguar mesazh mbështetjeje për fëmijët që vuajnë pasojat e luftës në Siri. Në rrjetet sociale Ronaldo publikoi një fotografi nën siglën e organizatës “Save the Children”, ku shkruajti se ”për pesë vite ndoshta ka ndryshuar shumë, por për fëmijët refugjatë nuk ka ndryshuar asgjë”. ”Prandaj mos i harroni ata”, thekson Ronaldo. Kjo nuk është hera e parë që sulmuesi portugez apelon për mbështetje ndaj fëmijëve refugjatë. Pak kohë më parë Ronaldo u ka dërguar fëmijëve sirianë ndihma në ushqim, veshmbathje dhe barna.

 

Share With:
Translate »
564 Views