Ronaldo sjell lajmin që të gjithë po prisnim…

Cristiano Ronaldo ka konfirmuar se e dashura e tij 23-vjeçare Georgina Rodriguez është shtatzënë dhe po pret fëmijën e tij të katërt. Konfirmimi ka ardhur pas disa muajsh spekulimesh nga mediat rozë. Ylli 32-vjeçar i futbollit është pyetur nga e përditshmja spanjolle El Mundo nëse është apo jo i lumtur me fëmijën e katërt dhe futbollisti është përgjigjur: “Po, shumë i lumtur”. Para pak kohësh nëna e modeles e ka mohuar këtë lajm, por duket se tashmë ka ardhur koha që futbollisti t’i japë fund zërave. Gjithashtu Ronaldo ka thënë se bebet e sapolindura janë të mrekullueshme dhe ai ka mësuar shumë për t’u ndërruar atyre pelenat. Ronaldo u bë baba i dy fëmijëve binjakë, vajzës Eva dhe djalit Mateo të lindur muajin e kaluar nga një nënë e panjohur. Thuhet se ai ka paguar 10 milionë sterlina për dy binjakët, por ky informacion nuk është ende i konfirmuar.

Share With:
Translate »
904 Views