Rozana Radi kujton dashurinë e parë, do t’i mungojë derisa të mbyllë sytë

Kanë kaluar më shumë se 18 vjet nga momenti kur Rozana Radi ka humbur babain e saj, aktorin Ferdinand Radi.

Këngëtarja e njohur jo vetëm në fushën e muzikës me të cilën ka nisur karrierën në ekran, por edhe në aktrim dhe moderim, ka kujtuar një moment mjaft të rëndësishëm me babain e saj.

Radi ka postuar një foto në Instagram që flet shumë për raportin që ajo ka pasur me të atin.

Një kërcim i ngrohtë babë e bij, me dashurinë e parë të jetës siç ajo shprehet për të.

I vetmi që besoja, i vetmi që nuk më zhgënjeu. I vetmi që do më mungojë derisa të mbyllë sytë. Të dua babi”, shkruan Rozana teksa kujton këtë moment special me të, të 18 viteve më parë.

Nuk është hera e parë që Rozana bëhet nostalgjike për babain e saj, për të cilin gjithmonë shpreh fjalë mjaft prekëse dhe domethënëse për dashurinë dhe raportin që ka pasur me të.

Share With:
Translate »
719 Views