Rozana Radin s’do ta shihni kurrë nuse! Arsyeja do t’ju pikëllojë

Këngëtarja e njohur Rozana Radi gjendet në një romancë dashurie prej 5 vitesh me Shpëtim Karabushin. Por pavarësisht kohës së gjatë sëbashku, Rozana është shprehur se nuk ka ndërmend të bëjë dasmë. Prindërit e Rozanës, nuk jetojnë më dhe për këtë arsye ajo nuk dëshiron të bëjë dasmë, pasi ata nuk do të jenë me të në ditën e saj më të rëndësishme. “Pse te martohem? Unë nënën dhe babanë nuk i kam që të më vijnë në dasmë, dy gëzimet e mia më të mëdha. Vërtet kam një motër, por kur jam e lumtur kështu siç jam, ç’më duhet dasma, nëse nuk kam dy njerëzit më të rëndësishëm të zemrës?”,-është shprehur Rozana. Por këngëtarja gjithsesi më pas ka shtuar se jetës nuk i dihet dhe mbase më vonë mund të ndryshojë mendje.

Share With:
Translate »
926 Views