Rrallë e për mall, Aurela na tregoi Abigail nga pushimet buzë detit

Abigail është rritur aq sa të shijojë notin dhe detin me mamin tanimë. Pamjet e ëmbla në krahët më të sigurt i ka ndarë vetë Aurela, e cila po shijon blunë e detit me të bijën që është gëzimi më i madh i saj.

“Jeta e vogël e mamës, Abigail, gëzimi i babit, falenderuese”, ka shkruar këngëtarja krah fotos së fundit në ‘Instagram’. Aurela nuk ndan shpesh momente të tilla pushimi në rrjetet sociale, megjithatë kur e bën kujdeset që t’ia vlejë e të lidhet gjithmonë me njerëzit më të shtrenjtë të saj, vajzat dhe bashkëshortin, Skerdin.

Share With:
Translate »
366 Views