Rrallë e për mall! Pasi u bë baba për herë të dytë, Pirro Çako fotografohet me partneren e tij duke mbajtur trupin në formë

Disa ditë më parë u zbulua se kantautori Pirro Çako u bë baba për herë të dytë. Lajmin e bëri të ditur “Bordo” dhe u mësua se Pirro ishte bërë sërish baba i një djali, që është pagëzuar me emrin Amadeus.

Ky lajm i surprizoi të gjithë, sepse kantautori shfaqet shumë rrallë në intervista dhe nuk preferon të flasë në lidhje me jetën e tij private. Dy vite më parë u bë i ditur lajmi se Pirro kishte nisur një romamcë me një bjonde të re në moshë, por identiteti i saj nuk u bë kurrë i ditur.

Pirro ishte shprehur më herët se nuk kishte plane për një fëmijë tjetër pas Anthony-t, por me nisjen e romancës së re gjithçka ka ndryshuar në jetën e tij. Është mësuar se partnerja e kantatutorit punon si kancelare në një institucion të rëndësishëm të drejtësisë në vend dhe është gati 20 vite më e re se ai. Vitin e shkuar çifti u fotografuan nga paparaci i gazetës “Panorma”, teksa po shëtsinin së bashku në ish-Bllok pas daljes nga karantina. Ata të dy ishin veshur shumë thjesht dhe të gjithëve ju ra në sy fakti se dukeshin shumë bukur bashkë si çift.

Së fundmi “Panorama” ka fotografuar çiftin teksa shëtiste në Liqenin Artificial të Tiranës. Të veshur me tuta sporti dhe atlete, ata duken të përkushtuar për të qëndruar në formë të mirë fizike.

  

Lidhja e Pirro Çakos me partneren e re, u zbulua pak kohë më parë në një darkë VIP, të organizuar në Jug nga miku i gjeneratës së tij, Ardit Gjebrea, ku Pirro Çako kishte zgjedhur të shkonte çift. Në festën me stafin e programit “E Diela shqiptare” për të regjistruar puntatën e fundit për sezonin e kaluar, ai udhëtoi drejt jugut të Shqipërisë me bjonden shumë sharmante në krah.

Share With:
Translate »
688 Views