VIDEO/ Nuk i ishte prerë as kordoni i kërthizës, vajza 14 vjeçare hyn në lokal dhe i ngec foshnjën e porsalindur një klienteje

Tronditëse mund të cilësohet ajo që ka ndodhur në SHBA. Një vajzë 14-vjeçe është paraqitur në një restorant të Neë Jersey-t, me një foshnjë të porsalindur në krahë, madje, fëmijës nuk i ishte shkëputur ende kordoni i kërthizës.

Në videon e publikuar nga mediat e huaja, shihet se si vajza futet në restorant, afrohet në një tavolinë dhe i kërkon një klienteje që ta mbante për disa momente foshnjën. Por pas kësaj, ajo është larguar menjëherë dhe nuk është kthyer më.

“Dukej tejet e dëshpëruar. Më la foshnjën në krahë, më tha do të kthehem shpejt, por nuk erdhi më”, tha Aguilar, personi e cila mori në dorëzim foshnjën.

Sipas raportimeve policia ka mundur të gjejë 14-vjeçaren. Adoleshentja ka mohuar aktin, e ka thënë para uniformave blu se në video nuk është ajo. Sipas raportimeve, foshnja do të dërgohet në shtëpinë e fëmijës, ndërsa 14-vjeçarja nuk pritet të përballet me akuza penale.

 

Share With:
Translate »
747 Views