Rrëfehet modelja e njohur: Më ndaloi Fadil Berisha 16-vjeç në rrugë, jeta ime ndryshoi me vajzën

Brikena Aliaj është një ndër modelet më të njohura shqiptare, që ka bërë karrierë jashtë vendit, duke bashkëpunuar me emra të famshëm të botës së modës.

Prej disa muajsh, ajo është bërë nënë e një vajze dhe jeta e saj ka ndryshuar. Megjithatë, vazhdon ende të mendojë se shumë shpejt do t’i rikthehet botës së modelingut.

Në një lidhje me “Skype” nga Anglia, ku edhe jeton familjarisht, Brikena tregoi gjithçka nga mëmësia dhe deri te momenti që nisi të punonte si modele.

“Daisy për pak më datë 7 bën 7 muajshe. Deri 3 muajshe nuk e kam nxjerr në rrjetet sociale dhe më pyesnin të gjithë si është goca, kujt i ngjan. Të gjithë më thonë se është si çun. Unë e kam çik problem këtë pjesë se jam pro vajzave, madje ja kthej përgjigjet ndonjëherë”.

Unë jam bërë rastësisht modele, jo se e kam kërkuar. Në fakt babi im nuk ka qenë shumë dakord.

Babai im në fillim nuk i ka pëlqyer si ide se kemi këto zakone ne të veriut, jo më të dal goca në televizor. Po ja mbusha mendjen se mami dhe vëllai im ishte pro.

Mua më pa në rrugë Greis Petroviç kur isha duke dal nga shkolla, po isha 16 vjeç dhe duhet të shkoja me prindërit se nuk të pranonin minorene. Pas dy javësh, afër shkollës më ndalon Fadil Berisha. Ai kishte ardhur në Shqipëri për “Miss Universe”, ndërsa unë vazhdoja liceun. Nuk më besonte njëri, madje kur mora agjencinë më thanë që që jo ai është në Kosovë. Mos ndoshta ka qenë ndonjë tjetër dhe të kanë gënjyer”./

Share With:
Translate »
78 Views