Tragjike: I vdesin dy fëmijët dhe vëllai brenda 3 ditëve

Steve Owen, 31 vjeç, thuhet se injoroi dhimbjet e kraharorit, kur ai ngushëllonte motrën e tij të hidhëruar pasi dy fëmijët e saj Noeja dhe Charlie u zbuluan të vdekur në gjumë. Mamaja e dy trinjakëve të vdekur papritur u përball me dhimbje të mëtejshme pasi vëllai i saj u gjet i vdekur. Sarah Owen, 29 vjeç, ishte e mpirë nga tronditja ku vëllai i saj vdiq nga një sulm në zemër pasi thuhet se ai kishte injoruar dhimbjet në gjoks, raporton “Mirror”. Miqtë thanë se Sara dhe familja e saj nuk ishin në gjendje të kuptonin tragjedinë e trefishtë brenda 10 ditëve. Steve, i cili do të ishte 32 vjeç, ishte në lot kur nipërit Noe dhe Charlie vdiqën në gjumë. Ai vendosi një foto të dy djemve të vegjël në faqen e tij të Facebook dhe ndihmoi në mbledhjen e parave për funeralet e tyre. Por para se të mbaheshin funeralet Steve u gjet i vdekur në divanin e shtëpisë së tij në Bridgend të Uellsit Jugor. Fqinjët thanë se ai kishte dhimbje gjoksi por kishte refuzuar të shkonte te doktori për shkak se ishte i zënë në përgatitjen e funeralëve për fëmijët e vdekur të Sarës. Policia po heton ende ku të shtunën më 23 shtator, kishin vdekur fëmijët pesë muajsh Noeu dhe Charlieu. Një mik i familjes tha: “Steve vdiq vetëm 10 ditë pas dy nipave të tij. Sarah nuk mund ta besojë, ajo është e mpirë nga tronditja”. “E gjithë familja nuk mund ta kuptojë se çfarë ka ndodhur në një hapësirë aq të shkurtër kohe”, shtoi ai. Steve ishte një tifoz i përjetshëm i Swansea City dhe donte të merrte dy djemtë e tij më të mëdhenj në ndeshjet e Premiership. Testet po bëhen për të zbuluar nëse vdiqën nga sindroma e vdekjes së papritur të foshnjave.

 

 

 

 

Share With:
Translate »
833 Views