Rrëfimi ndryshe i Avokates së Popullit: Gjyshi modeli që më ka udhëhequr, por nuk donte të bëhesha juriste

Pasditen e sotme në studion e “Rudina” e ftuar ishte Erinda Ballancën, një grua mjaft e suksesshme, cilësuar si një nga avokatet më në zë në Shqipëri në fushën e gjyqësorit, transaksioneve, e pasurive të paluajtshme.

Ballanca e cila prej dy vitesh tashmë mbanë postin e Avokates së Popullit, sot vjen në një profil ndryshe, duke treguar më shumë për karrierën e saj, por edhe pjesën më private dhe të panjohur.

Gjatë bisedës në studio me Rudina Magjistarin ajo ka rrëfyer lidhje  e ngushtë që ka me këtë profesion dhe përjetimin që e lidh me çdo çështje që merr përsipër, aq sa kur ndonjë prej tyre dështon, nuk mungojnë as lotët.

“Klientët e mi kanë ndjerë një gjë ndryshe tek unë, që shqetësohesha për çështjet e tyre njësoj si të ishin të miat. Nga ana tjetër ky është një problem i madh, sepse nuk mund të jetosh me hallet e gjithkujt dhe në jetën time edhe e kam transmetuar këtë stres për një çështje që nuk shkonte mirë. Kujtoj se jam ndjerë herë pas here shumë e pafuqishme për të çuar përpara një çështje e cila ishte e drejtë. Ato kanë qenë momente jo të lehta dhe më kanë bërë të mendoj nëse ka qenë apo jo profesioni i duhur. Ju thatë që keni qenë gjithmonë fituese… jo në fakt, kam humbur edhe unë dhe në privatësi edhe kam qarë, sepse ka qenë një çështje në të cilën besoj”.

Ndërkohë ajo ka folur edhe për familjen e saj, duke përmendur se kishte ndjekur hapat e gjyshit, një emër i njohur në botën e drejtësisë, duke pranuar se edhe mbiemri ka ndikuar në ecurinë e karrierës dhe për t’ia dal në fillime.

“Nuk mund të them që unë kam arritur çdo gjë vetë. Mbiemri im është një mbiemër shumë i rëndësishëm në jurisprudencë, për shkak të prejardhjes sime. Gjyshi im ka qenë një ndër profesorët më  të shkëlqyer të së drejtës në Shqipëri dhe ai ka qenë mentor dhe model për të gjithë brezat e juristëve deri sa kam hyrë në këtë fakultet. Ai nuk ka dashur që unë të bëhesha juriste, por unë e kisha idhull atë. Kam jetuar me të dhe e kam njohur… shtëpia jonë ka qenë gjithmonë me derën hapur, pa çelës dhe kishte pafund njerëz për të marrë mendje. Ne kemi bërë avokati që kur kam qenë e vogël, se dëgjoja mendimet që im gjysh u jepte njerëzve”. 

Share With:



323 Views