Rregulli i artë për të zgjedhur dhuratën për fëmijët tuaj këtë 1 Qershor

Kohërat kanë ndryshuar dhe kërkesat e fëmijëve sa vijnë e rriten.

Shumë prindër mund të ndjehen konfuz për atë çfarë duhet t’u dhurojnë fëmijëve të tyre. Sidomos kur bombardohen me kërkesa nga fëmijët dhe reklamat online, ata shpesh e gjejnë veten duke blerë dhe shpenzuar shumë, dhe shpesh herë dhuratat injorohen.

Një mënyrë për të menaxhuar këtë situatë si dhe për të kursyer kohë dhe para është rregulli i katër dhuratave: Diçka që ata dëshirojnë, diçka që u nevojitet, diçka për të veshur dhe diçka për të lexuar.

Zgjidhni përvojat, jo sendet

Së fundi, prindërit që duan të shkurtojnë gjërat materiale, duhet të dhurojnë përvoja. Pra, në vend të teknologjisë më të fundit dhe më të mirë, dhurojini një udhëtim në një qytet aty pranë, apo në vend të një trikoje të re, zgjidhni një vizitë në kopshtin zoologjik.

Share With:
Translate »
112 Views