Rrezikoi jetën, bashkëshortja e Alvaro Moratta-s: Ja kush më shpëtoi

Pasi solli në jetë vajzën që është edhe fëmija i katërt i çiftit, bashkëshortja e sulmuesit spanjoll të Atletico Madrid, Alvaro Moratta, flet për eksperiencën e hidhur pas lindjes ku u shtrua në terapi intensive për shkak të një komplikacioni. Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Alice Campello deklaron:

“Dua të falënderoj shumë ata njerëz që dhurojnë gjak. Vetëm falë tyre tani mund të xhiroj këtë video. Nuk e kisha kuptuar asnjëherë rëndësinë e dhurimit të gjakut. Ju betohem që gjëja e parë që do të bëj sapo të jem më mirë, do të dhuroj gjal. Shumë njerëz që unë nuk i njoh, më kanë shpëtuar jetën. Ju lutem dhuroni edhe ju, është e rëndësishme”.

 

Share With:
Translate »
89 Views