Rrezikuan të mbyten, momenti kur shpëtohen 3 të mitur në plazhin e Divjakës

Tre fëmijë janë shpëtuar nga mbytja ditën e djeshme në plazhin e Divjakës. Rojat e Kullave në bashkëpunim me policinë, disa pushues por edhe bluzat e bardha kanë bërë të mundur nxjerrjen nga deti të tre fëmijëve të moshave 12, 13 dhe 17 vjeç.

Fëmijët kanë rrezikuar jetën, por fatmirësisht kanë arritur të shpëtohen dhe kanë marrë ndihmën mjekësore në spitalin e Lushnjes/ Aktualisht të tre janë jashtë rrezikut për jetën.

Siç shihet nga pamjet e siguruara nga Abcnews.al, ky është momenti ku të miturit janë nxjerrë nga deti në vështirësi, teksa ndihmohen nga pushuesit e ardhur në ndihmë të tyre.

 

Share With:
Translate »
446 Views