Rritet bilanci i viktimave nga COVID-19, rastet pozitive e kalojnë edhe sot shifrën 100

Thellohet bilanci i viktimave nga koronavirusi në vendin tonë. Në 24 orët e fundit 6 pacientë kanë humbur jetën ndërsa janë konfirmuar 117 raste pozitive.

Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se bëhet fjalë për një 49-vjeçar nga Shkodra, një 54-vjeçar nga Mirdita, një 58-vjeçar nga Tirana, pa sëmundje të tjera. Po ashtu, mes viktimave janë edhe një 56-vjeçar, një 68-vjeçar dhe një 76 -vjeçare, nga Tirana, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Mes të tjerash mësohet se ka pasur një rritje të numrit të personave të shtruar në spital.

NJOFTIMI I MSH
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon për situatën epidemiologjike në vend në 24 orët e fundit. Ka vijuar rritja e rasteve të reja edhe gjatë javës që lamë pas. Mesatarja javore e rasteve të reja ka qenë rreth 96 raste në ditë. Vihet re se ka pasur një rritje të ndjeshme të shtrimeve në dy spitalet Covid. Situata paraqitet serioze pasi është rritur gjithashtu numri i pacientëve në terapi intensive dhe i atyre të intubuar, që është shoqëruar fatkeqësisht me humbje jete.
Ndaj i drejtohemi me një thirrje të gjithë qytetarëve të tregojnë kujdes me respektimin e masave, duke u rikujtuar detyrimin ligjor për të vendosur maskën në çdo ambient të mbyllur, për respektuar distancën dhe ruajtur higjienën.

Fatkeqësisht nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në spitalin Covid2 “Shefqet Ndroqi” 6 qytetarë: Një 49 vjeçar nga Shkodra, një 54 vjeçar nga Mirdita, një 58 vjeçar nga Tirana, pa sëmundje të tjera. Si dhe një 56 vjeçar, një 68 vjeçar dhe një 76 vjeçare, nga Tirana, me sëmundje bashkëshoqëruese.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 114 pacientë, 19 janë në terapi intensive dhe 3 pacientë janë të intubuar

Ju informojme per situaten epidemiologjike në 24 orët e fundit: Janë kryer 500 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 117 raste pozitive. Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 63 raste në Tiranë, 10 në Durrës, 8 në Fier, nga 4 raste në Kukës, Has, nga 3 raste në Krujë, Lushnje, nga 2 raste në Korçë, Elbasan, Kavajë, Tepelenë, Divjakë, dhe nga 1 rast në Shkodër, Kurbin, Lezhë, Vlorë, Mirditë, Mallakastër, Përmet, Sarandë, Dibër, Himarë, Klos, Shijak.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 63 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 2745, që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje qytetarëve të ndjekin sistemin e referimit: Telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare 127 nëse keni shenja të sëmundjes, dhe në linjën e gjelbër 0800 40 40 për informacion rreth Covid19 apo këshillim psikologjik

COVID-19 – Statistika (27 Korrik 2020)
Testime totale 39183
Raste pozitive 4880
Raste të shëruara 2745

Raste Aktive 1991
Humbje jete 144 (Qarku Tiranë 76, Shkodër 22, Durrës 19, Fier 6, Elbasan 5, Kukës 4, Vlorë 4, Korçë 3, Dibër 2, Lezhë 2, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1082
Durrës 230
Shkodër 198
Vlorë 100
Lezhë 83
Fier 72
Korçë 67
Elbasan 48
Kukës 44
Berat 29
Gjirokastër 21
Dibër 17

🔴MINISTRIA E SHËNDETËSISË DHE MBROJTJES SOCIALE – Përditësimi i situatës së COVID-19Dr. Rovena DajaInstituti i Shëndetit Publik

Posted by Edi Rama on Monday, July 27, 2020

Share With:
Translate »



338 Views