Rriten rastet me të infektuar. Katër persona humbën jetën nga koronavirusi

171 raste janë konfirmuar me koronavirus në 24 orët e fundit, nga 952 testime të kryera. Ndërsa 4 pacientë kanë humbur jetën. Ministria e Shëndetësisë jep detaje të viktimave ku bëhet fjalë për: një 64 vjeçar nga Shkodra, një 66 vjeçare nga Pogradeci, një 71 vjeçar nga Skrapari dhe një 78 vjeçar nga Përmeti. Janë shëruar 85 qytetarë, duke e çuar në 9585 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 244 pacientë, 14 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Share With:
Translate »
320 Views