Rritet dhuna në familje, 4136 raste gjatë viti

Statistikat e Policisë së Shtetit tregojnë se gjatë këtij viti është rritur dhuna në familje. Sipas të dhënave që Klan Neës disponon, në 2022 janë kallëzuar dhe trajtuar 4136 raste të dhunës në familje. Pjesa më e madhe e denoncimeve janë për dhunë të shkaktuar si pasojë e përdorimit të alkoolit apo të lëndëve narkotike.

Policia gjatë kësaj kohe ka referuar 1400 rate në prokurori ndërsa në flagrancë janë arrestuar 450 qytetarë. Shumë prej tyre janë përsëritës, që kanë dhunuar prindërit apo bashkëshortet. Referuar dëshmive që ata kanë dhënë në polici, shkak deri në përdorimin e dhunës janë bërë kushtet ekonomike apo papunësia.

Të njëjta burime bëjnë me dije se krahasuar me vitin e shkuar janë regjistruar 139 raste më shumë të dhunës në familje. Nga ky fenomen gjatë vitit kanë humbur jetën 6 gra në Shqipëri.

Pavarësisht rritjes së numrit të rasteve të dhunës në familje, në të njëjtën periudhë janë regjistruar më pak kërkesa për urdhra mbrojtjeje. Nga Janari janë trajtuar me kërkesë-padi “Për lëshimin e Urdhrit të Menjëhershëm të Mbrojtjes”, 2402 raste të dhunës në familje në të gjithë vendin, apo 93 raste më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar. Ndërsa 143 persona janë evidentuar që kanë shkelur urdhrin e mbrojtjes dhe kanë ushtruar sërish dhunë. Ata janë proceduar penalisht për dy vepra penale, “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës” dhe “Dhuna në familje”.

Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në kuadër të 16 ditëve të Aktivimit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore, po organizon aktivitete për të rritur ndërgjegjësimin për ti dhënë fund këtij fenomeni.

DHUNA NE FAMILJE

4136 raste gjatë vitit 2022

139 raste më shumë se në 2021

6 gra humbën jetën gjatë vitit

450 autorë të arrestuar nga policia

2402 kërkesë padi për urdhër mbrojtje

Share With:
Translate »
85 Views