Rritet ndjeshëm numri i infektimeve në 24 orët e fundit, Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat

Shifra alarmante infektimesh janë shënuar në 24 orët e fundit në vendin tonë, pasi Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se 770 qytetarë kanë rezultuar pozitivë në testin e Koronavirusit.

Janë kryer 3393 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 770 qytetarë, në këto bashki: 310 në Tiranë, 40 në Shkodër, 39 në Fier, 33 në Berat, Elbasan, 27 në Korçë, 26 në Kamëz, 24 në Vlorë, Sarandë, 21 në Durrës, 18 në Mallakastër, Gjirokastër, 17 në Kurbin, Lushnje, 15 në Dimal, 9 në Kavajë, 8 në Lezhë, 7 në Krujë, Roskovec, 6 në Pogradec, 5 në Vorë, Kuçovë, 4 në Kukës, Patos, Dropull, Devoll, Gramsh, 3 në Dibër, Divjakë, Himarë, Skrapar, Poliçan, Librazhd, 2 në Fushë- Arrëz, Mirditë, Tepelenë, Kolonjë, 1 në Malësi e Madhe, Tropojë, Has, Shijak, Klos, Selenicë, Delvinë, Finiq, Libohovë, Përmet, Këlcyrë, Memaliaj, Maliq, Cërrik, Peqin.

Fatkeqësisht COVID-19 u ka marrë jetën 4 qytetarëve: Një qytetare 64 vjeç nga Libofsha, një qytetare nga Berati 65 vjeç, një qytetar nga Kuçova 72 vjeç, një qytetare nga Tirana 81 vjeç, duke e çuar në 2970 numrin e viktimave që nga fillimi i pandemisë.Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 182 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar.

Share With:
Translate »
157 Views