Rudina Magjistari më në fund na prezanton portretin e vajzës
Rudina Magjistari na shoqëron çdo pasdite me emisionin e saj në Tv Klan dhe ndan me ne tema të ndryshme, por kur vjen puna te jeta private, moderatorja preferon të tregohet e rezervuar. Ajo poston shpesh foto me vajzën e saj, Mian, por kujdeset që fytyra e Mias mos të duket në foto.
Por kësaj radhe Rudina na ka surprizuar me një foto, ku Mia duket më qartë se në çdo foto tjetër të publikuar më parë. Anës detit duke u tundur në një lisharëse, pranë mamit, Mia duket se po rritet shumë shpejt. “Me zemrën time,” –shkruan Rudina në këtë foto të shkrepur gjatë pushimeve, që ka ndarë me ndjekësit.