Sa duhet të flejë një foshnje e porsalindur?

Fëmijët mund te flenë për orë të tëra dhe është pikërisht ky problemi se nuk mund të kuptoni sa orë duhet të flenë foshnjat.

 Në krahasim me të rriturit, fëmijët për më tepër ato të vegjël kanë nevojë për shumë orë gjumë të cilat reduktohen pak nga pak me rritjen e tyre. Ja sa orë duhet të flejë një foshnje muaj pas muaji për të kuptuar më mirë foshnjën ku ka nevojë të flejë.

1. I porsalindur

Një foshnje e sapolindur duhet të flejë te paktën 18 orë gjumë. Ato nuk  e njohin ndryshimin midis ditës dhe natës, për këtë arsye zgjohet në momente te ndryshme te ditës për te pire pas një gjumi rreth 3-4 orë.

3 javë

Një foshnje prej 3 javësh ka nevojë të flejë 17 orë në ditë. Gjumi mund të zgjasë dhe më shumë se 4 orë dhe si pasojë do të qëndrojë pak më shumë zgjuar.

6 javë

Foshnjat që janë pothuajse 2 muajsh kanë nevojë për 15-16 orë gjumë në ditë. Në këtë periudhe është mirë të filloni të vini disa “rregulla” dhe foshnja duhet të kuptojë se natën duhet të flejë më shumë. Mos bëni një program preciz.

4 muajsh

Në muajin e 4 foshnjat janë gati të flenë gjithë natën sepse ato arrijnë të flenë rreth 12 orë rresht. Gjatë ditës nuk mungojnë 2-3 orë gjumë. Në këtë moshë mund të filloni të krijoni orare për gjumin e foshnjës gjithmonë duke u treguar fleksibël.

6 muajsh

Kur foshnja mbush 6 muajsh orari i tij i gjumit duhet të jetë i qëndrueshëm. Duhet të flejë 11 orë natën dhe të bëjë një pushim gjatë ditës. Është e rëndësishme që foshnja të fillojë të flejë vetëm.

9 muajsh

Edhe foshnjat 9 muajsh flenë 11 orë gjumë në natë dhe pushojnë 1-2 herë gjatë ditës. Por në këtë periudhë foshnja mund të zgjohet duke qarë natën. Ky është një moment veçanërisht i vështirë për prindërit.

12 muajsh

Zakonisht, foshnjat 12 muajsh (1 vit) flenë rreth 10-11 orë në natë. Përpiquni të krijoni një rutine të përditshme para se të vini foshnjën për të fjetur në mbrëmje, një banjë e ngrohtë do ta ndihmonte të flinte më mirë.

18 muajsh

Foshnjat në këtë periudhë kanë nevojë të flenë 14 orë në ditë. Mund të pushojnë gjatë ditës por duhet të keni parasysh se këto pushime ndikojnë në gjumin e mbrëmjes.

24 muajsh

Në këtë moshë fëmija nuk dëshiron të shkojë për të fjetur. Në përgjithësi duhet të pushojë 13 orë në ditë, 12 orë gjatë natës dhe 1 orë pushim në drekë. Për të respektuar këtë skemë duhet të vendosni një orar preciz kur fëmija të flejë.

36 muajsh

Në moshën 3-vjeçare, fëmija do të flejë rreth 12 orë gjumë në ditë të ndara në 11 orë natën dhe 1 orë në drekë. Me shumë mundësi në këtë periudhë fillon të shohë ëndrrat e para, kështu që është mirë të vendosni një ndriçim të vogël në dhomën e tij.

 

 

 

Share With:
Translate »
4383 Views