Sa është rritur, Yllka Mujo publikon foton e ëmbël me mbesën Geraldinë

Aktorja shumë e dashur për publikun Yllka Mujo është bërë gjyshe për herë të parë në muajin nëntor të vitit të kaluar.

Vajza e saj, Elia Zaharia solli në jetë një vajzë, me të cilën vihet re që aktorja është shumë e lidhur. Ditën e sotme aktorja ka publikuar në rrjetet sociale një foto, teksa mban në krah mbesën e vogël, duke nënkuptuar se tashmë i dedikon të gjithë kohën e saj.

Ndërkohë vihet re që e vogla është rritur shumë, që nga momenti kur prindërit e prezantuan me publikun.

Kujtojmë që Elia dhe Princi Leka vajzën e tyre zgjodhën ta quajnë Geraldinë, në nder të mbretëreshës që mbante po të njëjtin emër.

Share With:
Translate »
1673 Views