Sa janë rritur binjakët e Beyonce! Këngëtarja poston foto që të ngroh zemrat
Beyonce dhe Jay Z pas tureve të lodhshme kanë vendosur të pushojnë për pak ditë për të rinisur më vonë punës. Ata prej një muaj japin koncertë të ndryshme të Europë si Gjermani, Poloni, Itali etj.
Bashkë me tre fëmijët e tyre, çifti më i fuqishëm i muzikës në botë, Beyonce dhe Jay Z janë duke shijuar disa ditë relaksuese në jaht, dhe në destinacionet fantastike që ata kanë zgjedhur të përshkojnë bashkarisht.
E ndërsa, po përflitet një shtatzëni e katërt e mundshme e 36 vjeçares, ja ku këngëtarja e njohur na tregon nga afër binjakët e saj. Beyonce, e cila mban në prehër binjakët e saj Rumi dhe Sir Carter, duket një mama e përkushtuar ndaj të vegjëlve të saj.
Ata erdhën në jetë qershorin e vitit të kaluar, ndërsa sot janë rreth 13 muajsh. Dhe siç e shihni në foto Rumi dhe Sir Carter janë rritur vërtetë shumë.