Njihuni me disa kuriozitete, që nuk i dinit më parë për fëmijët binjakë
Lindja e fëmijëve binjakë tek personazhet e njohur kohët e fundit është shtuar. Ndër ta përmendim Beyoncé dhe Jay Z, të cilët një vit më parë u bënë më binjakë, po ashtu edhe aktori i njohur George Clooney dhe Amal u bënë me binjakë. Edhe këngëtari i njohur Enrique Iglesias dhe bashkëshortja e tij Anna Kournikova në muajin dhjetor të vitit të kaluar u bënë me binjakë. Dhe po të vazhdojmë lista është e gjatë. Sipas mjekëve lindja e binjakëve ose edhe më shumë nuk është më e rrallë si dikur shkruan Corriere.it. Ja disa kuriozitete në lidhje me fëmijët binjakë:
1. Shkalla e lindjeve të binjakëve që prej vitit 1980 është në rritje.
Sipas ekspertëve fekondimet in vitro dhe teknika të tjera të fertilizimit ka shtuar lindjen e fëmijëve binjakë. Në vitin 2014 në SHBA ka pasur 135 mijë lindje binjakësh pra rreth 3,4% e fëmijëve që kanë lindur në atë vit janë binjakë.
2. Pas moshës 40-vjeçare femrat janë më të predispozuara të lindin binjakë
Përtej fekondimit in vitro apo trajtimeve të tjera të fertilitetit, femrat që bëhen nënat pas një moshe të caktuar kanë më shumë gjasa të kenë binjakë, siç pohohet nga Christine Greves, obstetrike dhe gjinekologe në spitalin Winnie Palmer Hospital në Orlando, SHBA në një intervistë për Health.com.
3. Binjakët jetojnë më gjatë po ashtu edhe nënat e tyre
Në një studim të publikuar në vitin 2016 të realizuar nga një universitet në Washington, studiuesit zbuluan se binjakët jetojnë më gjatë se pjesa tjetër e popullsisë. Po ashtu është dhe një lajm i mirë dhe për nanat e tyre.
Studiuesit e universitetit Utah në SHBA publikuan në “Proceedings of the Royal Society B” një artikull ku shkruanin se nënat e fëmijëve binjakë jetojnë më gjatë se nënat e tjera.
“Jo se nënat që lindin binjak bëhen më të shëndetshme, por e kundërta nënat që kanë një shëndet më të mirë kanë probabilitet më të lartë të lindin binjak”- thonë studiuesit.
4. Binjakët mund të kenë ngjyra të ndryshme lëkure
Të gjithë e dimë historinë e dy binjakeve Quincy dhe Illinois Dean, ku njëra është e bardhë dhe tjetra me ngjyrë. Ato janë binjake të vezëve të ndryshme. Cdo fëmijë trashëgon një kombinim të ndryshëm të gjeneve nga nëna dhe babai dhe ka raste kur prindërit i përkasin grupeve të ndryshme etnike. Kështu që nga një nëna e bardhë dhe një baba me ngjyrë fëmijët mund të dalin të tillë. Por kjo sipas ekspertëve nuk ndodh shpesh është një probabilitet 1 në 500.
5. Binjakët mund të kenë baballarë të ndryshëm
Kjo quhet “superfekondim” dhe ndodh kur nëna ovuluon më shumë se një vezë dhe ka disa partner në të njëjtën kohë gjatë periudhës së pjellorisë. Një vezë fekondohet me spermën e njërit partner dhe veza tjetër me spermën e partnerit tjetër.
6. Fëmijë binjakët në shumicën e rasteve janë mëngjarash
Një në pesë binjakë si ata që janë të njëjtë si ata që janë të ndryshëm janë mëngjarash sipas një studimi belg të publikuar në Behavior Genetics. Është gati gjysma në krahasim më popullsinë në përgjithësi.
7. Femrat e gjata kanë më shumë mundësi të lindin binjakë
Një studim i publikuar në vitin 2016 në Journal of Reproductive Medicine zbuloi se, mesatarisht nënat e binjakeve ishin rreth 3 centimetra më të gjata se nënat e tjera.