Sa janë rritur! Publikohet fotoja e parë e Elon Musk me binjakët e tij

Është publikuar për herë të parë një foto e Elon Musk me Shivon Zilis dhe binjakët që erdhën në jetë gati dy vjet më parë.

Little Strider dhe Azur lindën në nëntor 2021, disa javë para se Musk dhe muzikantja me emrin skenik Grimes, të kishin fëmijën e tyre të dytë përmes një surrogate.

Fotoja e rrallë u shpërnda përmes Tëitter nga autori i biografisë së ardhshme të Musk, Walter Isaacson.

Fotoja me CEO-n e Tesla, Zilis dhe dy fëmijët e tyre daton kur foshnjat ishin 16 muajshe në atë kohë, në X (ish-Twitter).

Image

Zilis u takua me Musk përmes OpenAI, një organizatë jofitimprurëse e kërkimit dhe zhvillimit të AI që Musk e themeloi në vitin 2015.

Jeta personale e shumëpërfolur e Elon Musk përfshin tre martesa dhe tre divorce, dy prej të cilave janë nga e njëjta grua. Ai ka shtatë fëmijë nga dy lidhje të gjata. Bashkë me binjakët që ka me Zilisin, ai ka gjithsej 9 fëmijë.

Image

Share With:
Translate »
54 Views