Sa kohë duhet të kalosh me fëmijët?

Shumë prindër kanë një pyetje në mendje, që mundohen t’i japin shpjegim në mënyrën e tyre. Sa kohë duhet të kaloj me fëmijën? Për këtë pyetje përgjigja është një dhe e vetme. Sa të doni!

Por mos harroni të bëni dallimin mes asaj që ka vërtetë nevojë fëmija dhe rregullave të shoqërisë që ju bëjnë shpesh të shkoni drejt ‘prindërimit intensiv’, siç e quajnë psikologët. Prindërit bëhen pjesë e kësaj kategorie kur i kushtojnë fëmijëve aq shumë kohë nga dita, sa harrojnë veten, punën dhe padashje fillojnë të ndikojnë negativisht në mënyrën si fëmija rritet, duke mos i lënë liri të jetë vetja. Këshilla e psikologëve është vetëm një: Gjeni balancën mes jetës suaj dhe të fëmijës.

Share With:
Translate »
120 Views