Sa më shumë t’i përqafosh fëmijët, aq më shumë zhvillohet truri i tyre
Përqafimi është një gjest shumë i fuqishëm nga këndvështrimi emocional, por edhe fizik. Duke e ditur këtë ne duhet të jemi të dashur çdo ditë duke filluar drejtë nga fëmijët tanë. Duket në fakt se fëmijët më të përqafuar janë gjithashtu ata me zhvillimin më të mirë të trurit.
Koha e kaluar me familjen dhe me fëmijët jo vetëm që forcon lidhjet, por është gjithashtu në gjendje të japë përparësi të panumërta fizike. Një përqafim i thjeshtë që u jepet atyre që doni, për shembull, shkakton ndryshime të habitshme pozitive. Kur e shkëmbejmë këtë shenjë të dashurisë dhe afërsisë, oksitoni vjen në lojë, i njohur edhe si hormoni i dashurisë.
Kjo substancë rregullon sjellje të shumta sociale jetike, të tilla si aftësia për t’u lidhur emocionalisht me miqtë dhe familjen. Ndihmon nënat gjatë lindjes dhe pastaj zhvillon lidhje të shëndosha me fëmijët e tyre duke i mbrojtur ato dhe duke i bërë ato të rriten më mirë. Prandaj mund të themi se mbijetesa jonë lidhet edhe me ekzistencën e këtij hormoni që nxit lidhjet sociale dhe rrit zhvillimin e trurit duke reduktuar ankthin dhe stresin. Prodhimi i saj stimulohet jo vetëm nga përqafimet, por edhe nga ushqimi me gji dhe nga kontaktet e lëkurës në lëkurë, transmeton Atsh.
Pra, imagjinoni se çfarë mund të ndodhë me një fëmijë që nuk përjeton përqafimet dhe dashurinë e atyre që duhet të kujdesen .
Sipas hulumtimeve të reja nga Spitali i Fëmijëve Mbarëkombëtar në Ohajo, dashuria fizike që shprehet kryesisht përmes përqafimeve gjatë periudhës së zhvillimit të fëmijës është edhe më e rëndësishme sesa është menduar më parë.Studiuesit kanë vënë re se sa më shumë që të përqafosh një fëmijë, aq më shumë truri i tij ka mundësi të zhvillohet .Për të konfirmuar këtë, ekipi i ekspertëve mori 125 fëmijë, te të cilët shqyrtuan mënyrën se si ishin kujdesur prindrit e tyre në muajt e parë të jetës.
Rezultatet treguan se fëmijët që kishin marrë më shumë dashuri nga prindërit e tyre ose stafi i spitalit treguan një përgjigje më të fortë të trurit.Shfaqjet e para të dashurisë nga ana e prindërve dhe atyre që kujdesen për fëmijët kanë efekte të qëndrueshme se si truri i fëmijës reagon ndaj manifestimeve të dashurisë dhe kjo konkretisht do të thotë se përqafimi menjëherë dhe për një kohë të gjatë i ndihmon fëmijët të përjetojnë dashurinë si një gjendje të këndshme sesa shtypëse, ndërkohë që stimulon përgjigjet pozitive të trurit.
Sipas hulumtuesit Dr Nathalie Maitre, ky zbulim na tregon se diçka e thjeshtë sa të prekësh trupin ose të mbështjellësh fëmijën në krahë mund të bëjë një ndryshim të madh në mënyrën se si zhvillohet truri i tyre.
Në thelb, pra, dashuria është jetësore jo vetëm nga pikëpamja emocionale, por edhe biologjike për zhvillimin e trurit të shëndetshëm. E vetmja gjë që mbetet është të bëjmë atë që instinktivisht çdo nënë dhe baba ndjen: përqafoni fëmijët tuaj sa më shumë që të jetë e mundur!